Sigal

Një shqiptar 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi rrahu pronarin e një marketi.

Pronari i marketit e kishte akuzuar shqiptarin, identiteti i të cilit ende nuk dihet, se i kishte vjedhur 50 euro ushqime.

Në atë moment, shqiptari i ishte kthyer dhe e kishte goditur duke e bërë të shkonte në spital për shkak të dëmtimeve të marra.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg, ku edhe akuzohet për dhunë ndaj personit.