Itali, pranga pronarit shqiptar dhe prostitutave, përveç parave u vidhnin klientëve edhe kartat e kreditit

471
Sigal

Një prostitutë në Itali përveç parave që merrte nga klientët, përveç parave  u vidhte atyre edhe kartat e kreditit.

Operacioni i koduar “Ghost Shopping” nga policia e Romës çoi në pranga 6 anëtarë të një bande.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve intensive prej 4 muajsh, ndërsa në pranga përfundoi edhe një 48 vjeçar shqiptar, pronar i një restoranti në qendër të Romës, ndërsa gruaja e tij 47 vjeçare u vendos në “arrest shtëpiak”.

Në pranga përfundoi edhe një 47 vjeçar shqiptar.  Hetimet nisën në muajin gusht pas denoncimeve se që nga viti 2014, kishte pasur vjedhje nëpërmjet kartave të kreditit. Në krye të bandës ishte një grua italiane 61 vjeçe, e cila punonte gjithashtu si prostitutë.

Pas vjedhjes së kartës, menjëherë kryheshin blerje në një dyqan aty pranë, ndërsa numri i personave të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet është 10.

Veprimtaria e gjithë secilit ishte e qartë: prostitutat u grabisnin  kartat klientëve gjatë aktit seksual, ndërsa të tjerët bënin blerjet. Pjesë e skemës ishin edhe pronarët e disa dyqaneve, të cilët kryenin transaksionet e paligjshme.

Vjedhjet variojnë në shuma qindra mijëra euro dhe të ardhurat ndaheshin midis anëtarëve të grupit.

Shpesh viktimat nuk denonconin rastet për shkak të turpit. Përveç kësaj vjedhjes dhe posedimit të materialeve të vjedhura, policia u gjeti edhe marijuanë, hashash dhe kokainë.

Nga hetimet, janë zbuluar të paktën 16 vjedhje të kartave të kreditit, por numri është më i lartë për shkak të mungesës së denoncimeve.