Itali, plagosen 14 policë, pas përleshjeve kundër ardhjes së emigrantëve në Romë

51
14 punonjës policie janë plagosur dhe dy të arrestuar është bilanci i përleshjeve në Romë kundër ardhjes së emigrantëve.
Për të parandalur kalimin e emigrantëve, qindra qytetarë të Casale San Nicola, në veri të Romës bllokuan rrugën duke hedhur karrige dhe çadra kundër forcave të policisë, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën me shkop gome. “Jo emigrantëve”, “Largohuni”, bërtisnin njerëzit, të cilët bllokuan rrugët dhe i vunë zjarrin kazanave të mbeturinave në kohën e ardhjes së emigrantëve. Gjithashtu mediat italianë raportojnë se një autobus me refugjatë është goditur me shishe dhe mjete të tjera të forta.
Ndërsa prefekti i zonës tha se ka marrë të gjitha masat për heqjen e barikadave në rrugë.