Sigal

Dy gardianë burgu kanë mbetur të plagosur nga një përleshje që ka shpërthyer në një burg në Rimini, në Itali.

Një bandë shqiptarësh është përleshur me një bandë marokenësh, dhe sipas mediave italiane, sherri ka plasur gjatë orarit të meshës.

Ngjarja ka ndodhur në burgun ‘Casetti’ në Rimini. Sherri ka plasur për shkak të përplasjeve në burg mes bandave.

Përveç marokenëve të dënuar, kanë mbetur të plagosur edhe dy punonjës të policisë së burgut.

Këta të dy janë dërguar në urgjencë, ndërsa të dënuarit e plagosur janë mbajtur në spitalin e burgut.