Itali/ Përdornin fermën për tharjen e marijuanës, arrestohen në flagrancë shqiptarët

395
Sigal

Dy shqiptarë të cilët kishin kthyer një fermë të braktisur në një serë për tharjen e marihuanës, janë arrestuar nga policia e Vinovës në Itali, në akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Dy shqiptarët e moshës 26 dhe 34 vjeç banues në Torino, u ndaluan në një fermë të braktisur në Candiolo, e cila kryente funksionin e tharjes së marijuanës.

Ata u kapën duke tharë drogën, të gatshëm për ta paketuar në doza.

Si rezultat i kërkimit policia gjeti dhe sekuestroi 1500 rrënjë kanabis me lulëzim, me një peshë totale prej 22 kilogramësh lëndë narkotike.