Sigal

Teksa po bënte pastrimin e një shtëpie, një grua 50-vjeçare, banuese në Lama di Reno, u gjen përballë me një hajdut që po përpiqej të hynte në shtëpi nga dritarja që sapo e kishte thyer.

Personi dhe bashkëpunëtori i tij u larguan me shpejtësi me një Volkswagen Touran, ndërsa gruaja njoftoi menjëherë karabinierët e Marzabotto që arritën t’i interceptonin dhe arrestonin dy hajdutët, të identifikuar më pas si shqiptarë.

Në drejtimin e makinës ishte një 50-vjeçar, ndërsa personi që tentoi të hynte në shtëpi është një 26-vjeçar.

Në makinë u gjetën mjete për hyrjen në banesa, një laptop, një tablet, një smartphone e dhe një lexues muzike, ndoshta të gjitha të vjedhura.