Itali/ Pas konfliktit në familje, infermieri vret 4 persona plagos 6 të tjerë

431
Pas një mosmarrëveshjeje me të vëllain dhe bashkëshorten e tij, 48-vjeçari Giulio Murolo, një person i armatosur me armë gjahu infermier në spitalin Cardarelli, hapi zjarr duke shkaktuar katër të vdekur dhe gjashtë të plagosur, duke vrarë vëllain, kunatën, më pas një efektiv të policisë bashkiake dhe një kalimtar.
Sipas shefit të Policisë së Napolit, personi i armatosur, Giulio Murolo, një i apasionuar pas gjuetisë, ka ekzekutuar fillimisht kunatën dhe vëllain e tij, brenda ndërtesës dy katëshe ku banonte, ndërsa më pas infermieri doli në ballkonin e banesës dhe filloi të qëllonte mbi kalimtarët e rastit.
Fqinjët kanë thënë se mosmarrëveshjet mes autorit, i cili ishte i pamartuar dhe vëllait e kunatës vazhdonin prej vitesh, ndërsa ata jetonin ngjitur me njëri-tjetrin.
Pas mbërritjes së forcave të policisë, Murolo nuk ka bërë rezistencë ndërsa u dorëzua, por u ndesh me zemërimin e dhjetëra personave që u mblodhën pas arrestimit të tij. 
Sigal