Itali/ Pas dëbimit për vjedhje, bien sërish në prangat e policisë tre shqiptarët

91

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, ndërsa akuzohen për një sërë vjedhjesh. Sipas mediave italiane, shqiptarët janë arrestuar edhe herë të tjera dhe janë dëbuar në Shqipëri për të njëjtën vepër.

Kjo masë shtrënguese nuk i ka frenuar aspak shqiptarët, por përkundrazi ata gjetën mundësi tjetër dhe me pasaporta false prekën sërish tokën italiane duke mos harruar “pasionin” e vjetër.

Kreu i grupit ishte një 30-vjeçar. Ai qarkullonte në zonën e La Spezia-s me një makinë tip “Golf”, e cila rezultonte e vjedhur. Gjithashtu edhe dy shqiptarët e tjerë ishin së bashku në makinë me “kapon” e grupit, ku pas kontrolleve u faktua se njëri prej tyre , ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.