Sigal

Policia e Genovas ka mbyllur operacionin me emrin e koduar ‘Santo’, në përfundim të të cilit ka përfunduar në pranga një shqiptar 28-vjeçar dhe një algjerian 46 vjeç.

Ky i fundit, i njohur nga forcat e rendit për precedentë penalë të lidhur me shitjen e drogës, është kapur me 1 kile heroinë e 100 gramë kokainë, të cilat i mbante të fshehura në banesën e tij në Sampierdarena.

Bashkë me algjerianin është arrestuar edhe shqiptari, banues në Torino, i akuzuar si furnitor i afrikanit me drogë.

Midis marsit e qershorit ishin arrestuar edhe disa bashkëpunëtorë të tjerë, me një sasi të përgjithshme droge mbi 5000 doza heroine e kokaine, me vlerë tregu mbi 100 mijë euro.