Itali, operacion anti-terror, kapen 18 persona të lidhur me Al-Kaedan

510
ITALI – Policia Italiane ka ndërmarrë një operacion kundër një grupi terrorist të celulave islamike të lidhura me Al-Qaedën, me bazë në Sardenjë. Organizata predikonte luftë kundër perëndimit dhe organizonte atentate kundër qeverisë së Pakistanit.
Hetimet çuan në arrestimin e 18 personave, mes tyre dhe përgjegjës të tragjedisë së pazarit të Peshaëar në 2009-ën ku humbën jetën më shumë se 100 persona dhe dy bashkëpunëtorë të Osama Bin Laden.
Ky grup terrorist merrej gjithashtu dhe me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Evropës veriore. Grupi u jepte emigrantëve dokumente false ku ata rezultonin si viktima të persekutimit etnik apo fetar.
Sigal