Itali, një tjetër tërmet shkund qytezën e Amatriçes

676
Një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 ballë u regjistrua në qytezën e Amatriçes, rajoni i Rietit në Itali.
Institutit Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali bën me dije se tërmeti ra orën 00:34 dhe ka pasur një thellësi prej 8 kilometra. Ndërsa epiqendra ishte 3 km nga Amatriçe, qyteza që u godit nga një tërmet i fuqishëm më gusht 2016, ku mbetën të vdekur qindra persona.
Tërmeti u ndje edhe në Romë, por fatmirësisht nuk pati raportime për dëme në njerëz apo materiale. Lëkundjet e tërmetit u ndjen në disa qytete si Ascoli Piceno, L’Aquila, Perugia dhe Macerata.
Sigal