Itali/ Në pranga 3 shqiptarë

555
Policia italiane e qytetit të Kremonës ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtar të qënieve njerëzore. Kjo organizatë me bazë në Milano ishte e përbërë nga shtetas egjiptianë, shqiptarë, sudanezë e afganë.
Nën pranga janë vënë 18 anëtarë të saj, 3 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë. Personat e arrestuar janë banues në qytetet: Milano, Imperia, Genova, Reggio Emilia, Torino, Varese, Mantova, Pistoia, Reggio Calabria, Catania e Ventimiglia.
Hetimet e këtij operacioni kanë nisur rreth 2 vite më parë e kanë vërtetuar se kundrejt një shume parash e paguar nga çdo emigrant , kjo organizatë realizonte transportin e tyre nga Italia drejt vendeve të Europës Veriore. Emigrantët ishin kryesisht sirianë, sudanezë, egjiptianë dhe nga Eritrea.
Kundrejt një sasie parash refugjatët sistemoheshin e fshiheshin në automjete sikur të ishin mallra transporti e shpesh mbylleshin në kutia druri apo në bagazhe.
Shtetasit shqiptarë anëtarë të kësaj organizate kriminale, të arrestuar nga Policia italiane janë ; Gazmir Ismailaj 33 vjeç, lindur në Vlorë, Redon Shametaj 22 vjeç lindur në Vlorë dhe Neri Shametaj.
Sigal