Itali – Në Ankona sekuestrohen 2. 2 ton marijuanë, vinte nga Shqipëria

538
Mbi 2. 2 ton marijuanë është sekuestruar në një kamion që vinte nga Shqipëria në Ancona të Italisë . Droga është zbuluar në kamionin që transportonte panele kartongjesi.

Lënda narkotike nëse do të hidhej në treg do të siguronte një fitim prej 20 milionë eurosh.

Media italiane e cila bën të ditur lajmin thotë se janë arrestuar 3 shtetas të huaj por nuk jep kombësinë e tyre

Nga fillimi i vitit deri sot janë sekuestruar 12 ton marijuanë me prejardhje nga Shqipëria
Sigal