Sigal

Një i ri shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë natën e kaluar në Anagni. Shqiptari i arrestuar për shitje të lëndëve narkotike është Altin Pilinci, banues në Supino.

Ai u ndalua gjatë kontrolleve të territorit nga ana e policisë, teksa udhëtonte me makinën e tij.

Shqiptari 28-vjeçar u përpoq të hidhte katër doza kokainë nga dritarja e veturës, por nuk pati sukses.

Operacionet e mëtejshme të kërkimit bënë të mundur gjetjen e dy pakove drogë me 16 gramë kokainë si dhe 40 euro, të cilat u konfiskuan.

I arrestuari, në fund të procedurës formale, u dërgua në burgu Compagnia di Anagni në pritje të gjykimit.

Image