Itali, ndalohet anija me klandestinë kosovarë

675
Një anije me vela me emigrantë klandestinë është ndaluar gjatë mbrëmjes së të martës në brigjet e qytetit të Brindizit në Itali. Mes tyre emigrantë kurd dhe kosovarë.
Roja bregdetare italiane informon se një anije me vela e mbushur me emigrantë klandestinë është pikasur në ujërat italiane rreth orës 20.00 të së martës, 6 mars 2018.
Anija ishte me flamur gjerman në ngjyrë blu me emrin “Nordster”. 

Nën urdhërat e Policisë Financiare italiane anija është drejtuar më pas në Portin e Brindizit. Në të udhëtonin 48 emigrantë 30 burra, 6 gra e 12 fëmijë të shtetësisë kurde e kosovare. 

Nën pranga janë vënë skafistët skipper V. S. 49 vjec S.H. di 44 vjec me kombësi ukrainases dhe shtetasi rus I.K. vjec. Akuza ndaj tyre është favorizim i emigracionit klandestinë e janë nën dispozicion të autoriteteve të drejtësisë italiane.

Shtetasit kurdë e kosovarë që po kërkonin të hynin në territorin italian janë shoqëruar në kampin e emigrantëve në komunën Restinco në provincën e Brindizit. 
Ky operacion u koordinua nga Agjensia Frontex dhe nga komanda e operacionit europian të sapo nisur“THEMIS 2018″ i cili ka si qëllim luftë kundër trafiqeve ilegale në brigjet italiane e europiane.
Sigal