Itali, mbishkrime kundër Erdogan në Universitetin e Bolonjas ku studion i biri

428
Mbishkrime kundër presidentit turk Rexhep Taip Erdogan janë shfaqur gjatë paradites së sotme në Universitetin John Hopkins të qytetit të Bolonjës ku studion djali i tij, Bilal Erdogan. Bilal Erdogan ndodhet në Bolonja të Italisë prej më shumë se dy muajsh dhe ndjek në këtë Universitet një master studimi në Doktoraturë.

Mbishkrimet ” Erdogan vrasës”, Bolonja nuk i harron masakrat e Erdoganit”, “Kurdistan”, Erdogan terrorist”, “Rroftë PKK” kanë mbushur për disa orë gjatë paradites fasadën e jashtme të Universitetit John Hopkins e muret rrethuese të tij. Më pas ato janë fshirë.
Sigal