Sigal

Një i ri shqiptar është dhunuar brutalisht në Itali dhe ndodhet në gjendje kome në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende mister. Raportohet se i lënduari është rreth 30 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Sipas mediave italiane, hetuesit kanë arritur të identifikojnë dhe marrin në pyetje personat dy personat që mbrëmjen e së shtunës së 25 gushtit e braktisen shqiptarin para poliklinikës së Modenas. Bëhet fjalë për dy rumunë. I plagosuri nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe falë të dhënave që dhanë në polici rumunët u bë identifikimi i tij.

Mbrëmjen e së shtunës, shqiptari u braktis para spitalit me trauma në fytyrë dhe një plagë në këmbën e majtë e shkaktuar nga qitja e një arme zjarri. Duke pasur parasysh kushtet serioze, personi i dëmtuar u transferua në spitalin “Baggiovara”, ku raportohet se ndodhet në koma.

Kamerat e sigurisë çuan në identifikimin e dy rumunëve që lanë shqiptarin para spitalit. Ndërkaq, hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë rreth rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.