Itali/ “Marshi i këmbëve zbathur”, në mbështetje të refugjatëve

407
“Marshi i grave e burrave zbathur” është marshimi i zhvilluar gjatë së premtes në 60 qytete italiane. Marshimi ku morën pjesë rreth 3 mijë persona u zhvillua në mbështetje të të drejtave e kërkesave aktuale të qindra mijëra emigrantëve, refugjatëve, azilkërkuesve në botë e për të denoncuar dramën e tyre aktuale si dhe për të nxitur politikën evropiane e globale në një rrugënisje të përbashkët civilizimi për të gjithë. “Jemi këtu për ata njerëz të cilët ikin nga lufta,mbështesim të drejtat e tyre dhe politika evropiane duhet të gjejë një zgjidhje për ta. Është e nevojshme që të gjitha shtetet qe kanë mundësi t’i ndihmojnë të mos refuzojnë”. “Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që po na jepet nga këta njerëz,faleminderit!”
Sigal