Itali, Lëvizja 5 Yjet goditet nga skandali korruptiv i keqpërdorimit të fondeve

602
Lëvizja Pesë Yjet (L5Y), partia opozitare populiste italiane me influencë të madhe, motoja e së cilës është pastrimi i politikës, është goditur me akuza për përfshirje në një skandal të keqpërdorimit të fondeve, tri javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Që kur L5Y deklaroi se politikanët ishin të mbipaguar, supozohej që deputetët e saj të transferonin pjesën më të madhe të pagës së tyre drejt një fondi shtetëror për të ndihmuar bizneset e vogla.
Por, gjatë 48 orëve të fundit, është zbuluar se tre nga parlamentarët e L5Y kanë transferuar pagesa të falsifikuara në fond, duke i mbajtur paratë për vete, shkruan atsh.
“Nga 23,1 milionë euro (28,5 milionë dollarë) që supozohet të jenë kthyer në fond, mungojnë rreth 1,4 milionë euro “, sipas së përditshmes italiane” La Repubblica” dhe “Corriere della Sera”.
Kjo shifër nuk është konfirmuar ende nga L5Y. Sipas njoftimeve të shumta të shtypit, të gjithë deputetëve të partisë u është kërkuar të japin dëshmi konkrete për të vërtetuar se ata nuk kanë mashtruar. Skandali u zbulua për herë të parë nga emisioni investigativ “Le Iene”.
Sigal