Itali/ Laborator kokaine në bodrum, si u kap çifti shqiptar

424
Sigal

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh, të cilët kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator të përpunimit të drogës.

Sipas mediave italiane, burri dhe gruaja nga Shqipëria u arrestuan në zonën e Padernos.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në bodrum u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 gram kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza të vogla dhe më pas do të dilte në treg.

Mes tjerash në bodrum u gjet edhe një shumë prej 4.900 eurosh, ndërsa ky fakt ka shtuar edhe më shumë dyshimet tek autoritetet pasi çifti shqiptar rezultonte i papunë.