Itali – Kokainë e heroinë, dy vëllezër shqiptarë kontrollonin tregun në Toskana

834
Policia italiane ka ezekutuar gjatë ditës së sotme mega operacionin antidrogë i cili çoi në shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptare që merrej me përpunimin dhe trafikimin e kokainës dhe heroinës.

Organizata e njohur si klani “Kasa” drejtohej nga dy vëllezërit Shkëlzen e Kastriot Kasa të cilët kontrollin tregun e shitjes së kokainës e heroinës në të gjithë territorin e rajonit të Toskanës.

Reparti operativ i Policisë së Livornos në bashkëpunim me atë të Parmës ka arrestuar anëtarët shqiptarë të kësaj organizate dhe kanë sekuestruar rreth 80 kg lëndë narkotike.

Baza operative e klanit “Kasa” ishte qyteti i Parmës dhe i Livornws. Në një garazhd në lagjen “Sorgenti” të Livornos, policia italiane ka zbuluar një rafineri të vërtetë për përpunimin e kokainës dhe heroinës.

Për shpërndarjen e drogës, kjo organizatë punësonte korrierë shqiptarë të ardhur enkas nga Shqipëria të cilëve u garantohej paga prej 1500 euro në muaj, automjeti lëvizës si dhe vendi i fjetjes.

Çdo mëngjes, korrierët niseshin për të shpërndarë lëndën nakrotike në të gjthë territorin e Toskanës.

Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se klani “Kasa”, vetëm në tregun e Livornos kishte një përfitim rreth 50 mijë euro në javë nga shitja e drogës, ndërsa gjatë vitit fitimet kalonin shifrën e 1 milionë e gjysëm euro. 

Shkëlzen Kasa rezulton të jetë pronar i 2 banesave në Parma dhe i një aktivititeti tregtar.

Ndërsa vëllai i tij Kastriot Kasa sipas policisë italiane është pronar i disa aktiviteteve tregtare në Shqipëri si dhe zotëron një vilë super luksoze.

Personat e tjerë të arrestuar janë Ilirjan Luku, Klodian Hakballa, Rezart Sula, Ervin Sgura, Ervin Keci, Erist Piku, Radebor Karina, Enkel Matraku.

Po sipas hetimeve të policisë italiane, paratë e fituara nga shitja e drogës, kjo organizatë i riciklonte në Shqipëri duke i transportuar cash me zarfe të dorëzuara shoferëve të autobusëve të linjës së transportit Itali-Shqipëri.

Në kuadër të këtij operacioni, policia e Parmës ka arrestuar në këtë qytet dhe korrierët shqiptarë Klajdi Tabaku, Hetem Serani e Flamur Bajrami.
Sigal