Itali, kërkohet 4 vjet burg për imamin shqiptar, slloveni favorizohet

518
Prokuroria e Antiterrorizmit të Venecias, ka kërkuar 4 vjet e 8 muaj burg për shqiptarin maqedonas Ajhan Veapi 39 vjec e 3 vjet e 2 muaj burg për sllovenin Rok Zavbi 30 vjec, të arrestuar rreth një vit më parë me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet terrorist me qëllim rekrutimin e luftëtarëve të rinj të ISIS mes emigrantëve në Itali.

Prokuroria italiane ka kërkuar një masë dënimi më të ulët për sllovenin për shkak se ai ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane.

Procesi gjyqësor po zhvillohet sot në Gjykatën e Mestres, në provincën e Venecias e gjatë pasdites pritet vendimi final.

Është ky procesi i parë gjyqësor që zhvillohet në Itali ndaj personave të akuzuar si rekrutues të luftëtarëve të shtetit islamik.

Ajhan Veapi i cili aktualisht ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë në Sardenja ka mbërritur në sallën e gjyqit me një mjekër të gjatë e të dukshme. 

Ajhan Veapi në Itali që prej vitin 2003 e rezident së bashku me familjen e tij në komunën Azzano Decimo, ishte këshilltar i qëndrës islamike të qytezës së Pordenones.
Sigal