Sigal

Një  incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Romë. Dëmtimi i pjesës së poshtme të shkallës lëvizëse të metrosë ka shkaktuar të paktën 17 të plagosur, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.  Siç shkruajnë mediat italiane në mesin e të plagosurve janë edhe tifozëve të CSKA Moskës të cilët po arrinin stadiumin olimpik për të ndjekur ndeshjen kundër skuadrësRomës

Në rindërtimin e ngjarjes  shkruhet se një nga shumë grupet e tifozëve të CSKA Moskës po zbriste drejt trenave të Linjës A kur një nga dy shkallë lëvizëse paralele u shkatërrua duke fituar edhe një shpejtësi të madhe. Dëshmitarët zbulojnë se  rusët po kërcenin dhe po këndonin himnin e ekipit, në momentin e tragjedisë.