Itali/ Karabinierët gjejnë 20 kg ar dhe 1,3 milionë euro

485
Sigal

Karabinierët italianë, gjatë një kontrolli anti-drogë në një qendër magazinimi në Torino gjetën 20 kilogramë ar, me vlerë 657 mijë euro dhe 1,3 milionë euro para të gatshme.

Magazina ishte pronë e një biznesmeni 46 vjeçar italian dhe policia dyshon se ari dhe paratë janë përfitime nga vjedhjet.