Itali/ Kapet me kokainë, prangoset shqiptari

515
Sigal

Një i ri shqiptar, të cilit i është nënshtruar kontroll nga policia italiane në Brigata Reggio i janë gjetur  450 euro, 2 telefona celularë dhe një mori çelsash.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari, emri it ë cilit nuk është bërë i ditur nuk ishte në gjendje të justifikonte sendet e gjetura, çka rriti dyshimet e policisë për të ushtruar një kontroll të mëvonshëm në shtëpinë e tij.

Në shtëpi shqiptarit iu gjetën rreth 26 gram kokainë, e ndarë në doza dhe të gatshëm për t’u vendosur në treg, të cilin e kishte fshehur në një sirtar në krevatin e dhomës së tij të gjumit.

Më pas policia bëri të mundur arrestimin e shqiptarit dhe shoqërimin e tij në komisariat.