Itali, kapet me 80 doza kokainë shqiptari

532
Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar,të cilit iu gjetën rreth 80 doza kokaine, gati për t’u shitur në treg. Emri i tij nuk bëhet me dije teksa jepen detajet se si ra në grackë shqiptari. Sipas mediave italiane, ai po drejtonte një automjet dhe manovrat e pajustifikuara që ai po bënte me lëvizjen në parking kanë ngacmuar policinë. Menjëherë, efektivët kanë ndaluar makinën brenda së cilës përveç shoferit shqiptar, ishte edhe një femër. Sjellja e saj dhe, në veçanti të dhënat e mbledhura në ditët e fundit, bëri që policët të nisin të verifikonin dyshimet e tyre. Gjatë kontrollit të shqiptarit, u zbulua se ai mbante në dorën e djathtë një dozë prej 1 gram kokainë ndërsa në dorën e majtë ai mbante një telefon celular me të cilin komunikonte me blerësit e drogës.
Sigal