Itali/ Kapet me 4 kg drogë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

441
Sigal

Karabinierët e njësisë lëvizëse të zonës së Pariolit në Romë kanë venë në pranga një 31-vjeçar shqiptar pasi i janë gjetur 4 kg marihuanë, e ndarë në doza të vogla.

Gjatë kontrolleve në zonë, policia vuri re shqiptarin me një qëndrim të dyshimtë, duke folur me disa qytetarë të kombësisë nigeriane. Në këtë mënyrë, hetuesit vendosën të ndiqnin lëvizjet,të cilat përfunduan në Prenestina, ku shqiptari erdhi me një çantë duke e tërhequr.

Gjatë kontrollit, brenda bagazhit u gjetën 4 kg marihuanë e ndarë në disa pako.

Policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe lidhjet e mundshme të shqiptarit, identiteti I të cilit nuk bëhet I ditur, me grupe të tjera kriminale.