Sigal

Prej 5 vitesh fshihej në Lissone, provinca e Monzës.

Bëhet fjalë për një shqiptar të kërkuar për një vrasje të ndodhur në 12 janar të vitit 2013.

Por ditët e fundit ai është identifikuar për tu arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin shqiptar me inicialet H. O., i cili është prangosur nga karabinierët italianë.

Sipas policisë italiane, 49-vjeçari shqiptar në janarin e 2013 kishte kryer një vrasje brenda një lokali me emrin ‘Coconuto’ në provincën e Bergamos.

Gjithçka kishte ndodhur për zonat e shitjes së drogës.

Ai ishte në kërkim që prej tetorit të vitit 2013, kur policia italiane do të arrestonte edhe 3 persona të tjerë, dy italianë dhe një shqiptar