Sigal

Policia e Sanremos ka prangosur një shqiptar 34-vjeçar me më shumë se 100 gram kokainë.

Në momentin e arrestimit, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u mundua që të hidhte drogën në plehra, por veprimi u pikas nga efektivët e policisë dhe droga u sekuestrua.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij, u gjetën rreth 2.200 euro cash të cilat dyshohen se janë të ardhura nga shitja e drogës.