Sigal

Një shqiptar ka humbur kujdestarinë e fëmijës në shtetin italian. 30-vjeçari me profesion kuzhinier, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, kishte harruar vajzën 3-vjeçare brenda një makinë, ndërkohë që luante brenda një lokali me makina të lojërave të fatit.

Mediat italiane shkruajnë se 30-vjeçari, i cili ishte futur brenda lokalit “Monde” kishte harruar vajzën e tij 3-vjeçare, për 40 minuta brenda makinës, e cila i kishte të mbyllura dyer, ndërsa dritaret lehtësisht të hapura.

Autoritetet italiane, pasi u njoftuan për vendndodhjen e vajzës,  e denoncuan shqiptarin me akuzën e braktisjes së personit. Më pas, shqiptarit iu hoq kujdestaria e vogëlushes, e cila në momentin e gjetjes, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.