Itali – Gruaja shqiptare gjendet e vdekur në det

548
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur dje në ujërat e Riminit në Itali.

Siç raportojnë mediat lokale, kufoma i përket një shqiptareje, 35 vjeçe, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Na hetimet e para, dyshohet se kemi të bëjmë ne një vetëvrasje.

Trupi është pikasur në ujërat e plazhit të San Giuliano-s nga disa kalimtarë që kanë lajmëruar më pas forcat e rendit.

Hetimet janë në vijim për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal