Itali/ Grabisnin makina, arrestohen ‘skifterët’ shqiptarë

104

Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 2 shqiptarë dhe një shtetas rumun.

Arrestimet u bënë në zonën e Sanremos dhe Arma di Taggia dhe grupi  akuzohen si autorë të vjedhjeve të shumta të kryera mes Albenga, Ortovero dhe Garlenda.

Sipas mediave italiane, banda goditi rreth 20 vetura nga të cilat, pasi i theu dritaret ose i shqyeu dyert, u vodhën të gjitha sendet që ishin lënë brenda tyre.

Policia filloi aksionin për ndjekjen e bandës, pas disa denoncimeve nga qytetarët. Ndërsa për identifikimin e tyre u panë edhe kamerat e sigurisë në zonat në fjalë.

Forcat e rendit arritën të rrezhojnë zonën ku ishin grabitur disa nga makinat dhe pas disa minutash, anëtarët e grupuit mbërritën pranë një makine tip “Fiat Panda”. Sapo dolën dhe iu afruan makinës për ta grabitur, u bllokuan nga policia.

Nga kërkimi i makinës me të cilën ata udhëtonin pasi kryenin grabitjet u bë e mundur gjetja e shumë mallrave të vjedhura, që kanë filluar tu kthehen viktimave.

Të tre të arrestuar po mbahen në paraburgim, ndërsa nuk bëhen ende të ditur identitetet e tyre.