Itali/ Gjendet piktura e Pikasos, në pranga edhe dy shqiptarë

71
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë si pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali që trafikonte vepra arti. Policia e Rexhio Emilias në Itali zhvilloi një operacion të gjerë kundër këtij aktiviteti të paligjshëm duke arrestuar plot 52 persona. Sipas “reggionelweb.it”, trafikimi i veprave të artit i kishte sjellë grupit kriminal një fitim prej 20 mln eurosh. Grupi prej 52 personash përbëhej nga 33 shtetas italianë, 15 romë, 2 shqiptarë, 1 nigerian dhe 1 maroken. Operacioni u shtri në disa qytete si Bolonjë, Parmë, Mantovë, Rimini, Ferrara dhe Modena. Policia italiane zbuloi edhe piktura autentike të vjedhura, si një tablo të Pikasos, Albnerto Burrit dhe tre opera të Baskuas.