Itali, gjendet në fuçinë e vajit skeleti i biznesmenit të zhdukur për 15 vjet

484
Sigal

Një trup i skeletuar është gjetur në një fuçi vaji, ndërsa viktima mendohet si i përket një biznesmeni i vrarë rreth 15 vite më parë.

Ngjarja ka ndodhur në Barletta të Italisë dhe skeleti i gjetur në muajin qershor është identifikuar së fundi pas analizave të ADN-së.

“La Republica” shkruan se bëhet fjalë për biznesmenin Ruggiero Tresca, i cili u zhduk në mars të vitit 2001, 34-vjeçar në atë kohë. Përshkrimet e gruas së tij dhe të dhënat e tjera të dëshmitarëve tregojnë se ai mund të jetë biznesmeni Tresca.

Sipas gazetës, viktima bashkë me shqiptari Roland Lame, kishin një restorant, i cili ishte përdorur për të fshehur trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Si pjesë e këtij aktiviteti, ai ishte përfshirë në konflikt me klanin “Cannito Lattanzio”, i cili në athë kohë kontrollonte trafikun e paligjshëm të drogës.

Fuçia ku u gjet skeleti mban rreth 2 mijë litra vaj ose naftë. Eshtrat ishin në gjendje të avancuar të dekompozimit, ndërsa ishte i mbështjellë me një qese të zezë.

Fshati ndodhet në kufirin midis Adria dhe Barletta, dhe mund të jetë vrarë me armë. Zbulimi ndodhi rastësisht pas reshjeve të shiut.