Itali/ Futet në kthesë me shpejtësi dhe humb kontrollin e motorit, shqiptari vdes tragjikisht

124

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, si shkak i një aksidenti me motor.

Është bërë me dije edhe identitetit shqiptarit të ndjerë, ku është identifikuar si Redian Abllanica 35-vjeç.

Mediat e huaja shkruajnë se 35-vjeçari shqiptar jetonte në Vicenza të Italisë.

Teksa ka qenë duke udhëtaur me një motor, tip skuter rreth orës 00: 50 shqiptari ka humbur kontrollin në një kryqëzim dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge.

Shkak për aksidentin tragjik është bërë shpejtësia e lartë me të cilën shqiptari drejtonte motorin.