Itali, Fundoset gomonia, 50 emigrantë rezultojnë të zhdukur në Siçili

434
Rreth 50 emigrantë rezultojnë të zhdukur në afërsi të kanalit të Siçilisë në Itali pasi një gomone u fundos në Mesdhe. Kështu kanë deklaruar një pjesë e 1500 emigrantëve që janë shpëtuar nga rojet italiane bregdetare nga mjete lundruese të dëmtuara gjatë 24 orëve të fundit. Një helikopter i Marinës italiane pikasi gjatë së martës gomonen që dukej sikur po shfryhej, duke hedhur barka për shpëtim për emigrantët në bord. Gomonia u mbyt brenda pak minutash, ndërkohë që një anije e flotës italiane,Mimbelli u nis menjëherë për në vendngjarje dhe arriti të shpëtonte 52 emigrantë. Të mbijetuarit thanë se në bordin e gomones kishin qenë rreth 100 veta, dhe thuajse gjysma e tyre të shpallen të zhdukur.

Të shpëtuarit janë dërguar në ishullin italian të Lampeduzës. Roja bregdetare bëri me dije se 1500 emigrantët e shpëtuar gjatë të martës po udhëtonin në 7 mjete të ndryshme lundrimi. Mesdheu është bërë zona më vdekjeprurëse për emigrantët që përpiqen t’u largohen zonave të luftës dhe varfërisë. Mbi 2000 emigrantë kanë vdekur gjatë këtij viti, krahasuar me 3279 vdekje të regjistruara përgjatë gjithë vitit 2014.
Sigal