Itali – Franco Roberti: Droga në Puglia nga Shqipëria, fenomen shqetësues

548
Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias e Antiterrorizmit Italian, Franco Roberti në një prononcim publik i është rikthyer femomenit të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Deklarata e tij vjen nga zemra e rajonit të Puglias, nga qyteti i Brindizit, njëkohëisht dhe territori ku gati çdo ditë trafikohen e sekuestrohen qindra kilogramë drogë nga Shqipëria.

Prokurori italian gjëndej në qytetin e Brindizit për të prezantuar librin e tij të ri “E kundërta e frikës” e gjatë bashkënisedimit me gazetarët, interesi i tyre ishte mjaft i madh ndaj sasive të mëdha të drogës së trafikuar e të sekuestruar gjatë javëve të fundit në brigjet e rajonit të Pugias.

“Droga në Puglia nga Shqipëria , është një fenomen mjaft preokupues”, u shpreh Franco Roberti. “Pak kohë më parë kryem një vizitë pune në Shqipëri së bashku me prokurorët e qyteteve të Bari, Lecce e Catanzaro. Kërkuam të takoheshim me kolegët shqiptarë pikërisht për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë me ta, si dhe për të nxituar më shumë hetimet në territor, pasi kishim verifikuar një rritje të ndjeshme të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias dhe Kalabrisë.”

“E flasim për tonelata droge, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias, e vetëm një ditë më parë mbërritjes sonë në Tirarnë u verifikuar një feomen i tillë.”
Sigal