Itali – Familja shqiptare hidhet nga kati i dytë, shpërthejnë flakët

455
Sigal

Shtatë anëtarë të një
familjeje shqiptare janë hedhur nga kati i dytë për ti shpëtuar flakëve.
Ngjarja është shënuar në Rimini, dhe mësohet se flakët kanë shpërthyer
fillimisht në një zyrë në katin e parë dhe më pas është përhapur në të gjithë
godinën.


Në banesë ishin prindërit dhe 4
fëmijët, dhe një xhaxha.


Nëna 31 vjece dhe një fëmijë 7
vjec janë dërguar menjëherë në spital për të dhënë ndihmën e shpejtë. Burri, 40
vjeç dhe dy fëmijët, 8 dhe 4 vjeç si dhe një fëmijë vetëm 3 muajsh kanë lëndime
të konsiderueshme. Ndërsa xhaxhai ka lëndime të lehta, shkruajne mediat
italiane.