Itali, emërohen ministrat e qeverisë “Gentiloni”, ja emrat

451
Sigal

Pas zgjedhjes si kryeministri i ri i Italisë, Paolo Gentiloni ka emëruar ministrat e qeverisë së re.

Angelino Alfano, ministër i Punëve të Jashtme
Marco Minniti, emërohet ministër i Brendshëm
Luca Lotti emërohet ministër i Sportit
Angelino Alfano, ministër i Punëve të Jashtme
Pier Carlo Padoan vijon të jetë ministër i Ekonomisë
Andrea Orlando, ministër i Drejtësisë
Federica Pinotti vijon të jetë ministre e Mbrojtjes
Marianna Madia, ministre e Administratës Publike
Maurizio Martina, ministër i Agrikulturës
Giuliano Poletti, ministër i Punës

Sot kryeministri i ri italian u takua me përfaqësuesit e të gjitha grupeve politike të parlamentit italian.
Matteo Salvini, lideri i Lëvizjes “Lidhja e Veriut” deklaroi për mediat “se forca e tij politike nuk njeh legjitimitetin as të zgjedhjes së Gentilonit dhe as të qeverisë të krijuar nga ai, ndërsa “Lëvizja 5 Yje” ka vendosur të mos marrë pjesë në këto konsultime gjithashtu.

Edhe forca politike “E majta Italiane”, deklaroi se nuk njeh legjitimitetin e qeverisë së Paolo Gentilonit, pasi e konsideron si vazhdimin e qeverisë Renzi. Kryeministri Paolo Gentiloni pritet të krijojë qeverinë e re dhe t’ia prezantojë Presidentit Mattarella listën e ministrave brenda të hënës.