Sigal

Autoritetet italiane ka dëbuar nga shteti fqinj një grua shqiptare rezidente atje prej 2003, e cila akuzohet se rekrutonte gra për interes të ISIS.

Sipas autoritetet vendase mësohet se e arrestuara është Arta Kacabuni, 44 vjeçe banuese në Grossetto.

Arta Kacabuni, e njohur edhe si Anila, thuhet se kishte për detyrë të bindte gra të tjera të bëheshin pjesë e ISIS e të shkonin në Siri për të luftuar kundër të pabesëve.

Po ashtu mediet italiane bëjnë me dije se, Kacabuni ka qenë e dënuar më parë nga gjykata e Milanos për pjesëmarrje në organizata me synime terroriste.