Sigal

Publikohen pamjet të kamerave të sigurisë që kanë kapur momentin e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar Viktor Picaku në Corate, Bari.

Në pamje duket Viktori që lëviz me pantallona të zeza treçerekshe dhe kanotierë të bardhë, krejt i qetë në mes të sheshit, ndërsa nga një motor i ndaluar pranë qendrës qëllohet me armë.

Karabinierët e Tranit me koordinimin e gjykatëses së prokurorisë së Tranit Raffaella De Luca, po zhvillojnë hetime intensive duke analizuar të gjitha provat.

Në dispozicion të tyre është edhe videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë së sheshit, ku një motor “Vespa” mbërrin dhe qëllon mbi të riun.

Picaku u ekzekutua rreth orës 21:30, në sytë e dhjetëra personave të pranishëm që pasi dëgjojnë të shtënat largohen të tmerruar.