Itali/ Çmendet shqiptari ther me thikë në mesnatë kolegun me të cilin ndante apartamentin

620
Sigal

Një shqiptar ka therur me thikë kolegun e tij polak me të cilin ndante apartamentin, në natën midis të mërkurës së dhe të enjtes.

Sipas policisë së Milanos gjithçka ka ndodhur pas një grindje për motive banale.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Via Primatiçio në Milano.

Rreth mesnatës, në fund të një diskutimi të ndezur, një burrë goditi vazhdimisht shokun e tij të dhomës, një qytetar polak tridhjetë e katër vjeç, me thikë kuzhine.

Agresori e goditi viktimën në bark dhe në pjesë të tjera të trupit, por për fat të mirë ato nuk prekën organet jetësore.

34-vjeçari polak u shpëtua nga ndihma e shpejtë mjekësore.

Agresori shqiptar mundi tia mbathë dhe tashmë është në kërkim nga policia.