Itali/ Çmendet Shqiptari, i vë thikën në fyt fëmijës për ti grabitur 35 euro

485
Sigal

Një shqiptar 31-vjeçar ka përfunduar në burg pasi ka rrëmbyer e kërcënuar një të mitur për 35 euro!

Vendimi është marrë nga gjykata e Arezzos pas hetimeve të kryera nga karabinierët e Sansepolcros në korrik, kur një familje me origjinë nga Palermo, banuese prej kohësh në këtë zonë, bëri denoncim për shqiptarin.

Ky i fundit, në shumë raste kishte kërcënuar djalin e vogël të familjes, duke i vënë thikën në fyt, me kërkesën për 35 euro.

Shqiptari ka kërcënuar me thikë edhe familjarët, për t’i frikësuar me qëllim që të heshtnin.