Sigal

Një zjarr i madh shpërtheu pas përmbytjeve në portin e Savonës, Liguria, duke shkatërruar qindra automjete.

Niveli i ujit u ngrit, duke përmbytur portin ku përfshihen dy zona parkimi.  Mediat lokale raportojnë se uji i kripur, bëri që bateritë e makinave të shpërthejnë dhe të marrin zjarr në orët e para të mëngjesit.

Shumica e automjeteve të shkatërruara në flakë ishin Maserati të reja. Disa qindra automjete të reja ishin të ruajtura në një terminal dhe gati për eksport për në Lindjen e Mesme.