Itali/ Bie në pranga 30-vjeçari shqiptar, ja akuzat që bien mbi të

636
Sigal

Bie në prangat e Policisë italiane një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi ishte i shpallur në kërkim në vendin fqinj si vjedhës me dhunë i vilave.

Bëhet fjalë për shtetasin M. H, 30 vjeç, i cili është përgjegjës për një grabitje të dhunshme, si pasojë e të cilës u plagosën dy persona, babë e bir.

Hoxha me bashkëpunëtorët e tjerë rrahën një nga banorët në shtëpinë e të cilit hynë për të grabitur, duke e lënë atë pa ndjenja përtokë, raporton “Roma Today”.

Pas më shumë se një viti hetimesh, Policia arriti të prangosë 30-vjeçarin e shumëkërkuar në Itali.

Hoxha akuzohet po ashtu se ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së një gruaje në zonën e “Via del Laghi”.