Itali, Berlusconi jep miratimin e tij për një qeveri mes Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y) dhe Ligës

513
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi dhe lideri i partisë “Forza Italia”, aleat i Mateo Salvinit, dha miratimin e tij për një qeveri mes Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y) dhe Ligës.
“Qeveria Liga-L5Y nuk shënon fundin e aleancës së qendrës së djathtë. Mbeten shumë bashkëpunimet në qeveritë rajonale dhe lokale, mbetet një histori e përbashkët, mbetet angazhimi i përbashkët pranë elektoratit”, shprehet Berlusconi në një komunikatë.
“Nëse një tjetër forcë politike e koalicionit të qendrës së djathtë pretendon të marrë përgjegjësinë për të krijuar një qeveri me L5Y-në, e respektojmë këtë vendim”, thuhet në këtë deklaratë.
Sigal