Itali – Babai i ish kryeministrit Renzi nën hetim për korrupsion

481
Babai i ish kryeministrit italian Matteo Renzi është vënë sot nën hetim me akuzën e korrupsionit në favor të një shoqërie private që operonte në fushën e shërbimevve të administratës publike, në kohën kur Matteo Renzi ishte kryeminsitër.

Sipas prokurorisë italiane babai i ish kryeministrit italian në rolin e ndërmjetësit favorizonte marrjen e tenderave nga kjo shoqëri në shkëmbim të parave.
Pronari i kësaj shoqërie Alfredo Romeo pak ditë më paë është arrestuar nga autoritetet italiane.

Sipas Prokurorisë shoqëria e cila quhet “Consip” është përfshirë nga një kuadër mjaft i rëndë korrupsioni me një inflitrim të mundshëm kriminal në tenderin me shumën më të madhe të lëshuar ndonjëherë në Europë, e barabartë me 2 miliardë e 700 mijë euro.

Këtë akuzë e ka konfirmuar dhe drejtori i përgjithshëm i kësaj shoqërie Marco Gasparri., i cili ka deklaruar se vetë pronari i arrestuar i kësaj shoqërie i ka rrëfyer se në këtë tender është përfshirë niveli më i lartë i politikës italiane.

Për autoritetet italiane “niveli më i lartë politik” ishte pikërisht roli i ndërmjetësit që luante babai i ish kryeministrit në favorizimin e marrjes së tenderave nga kjo shoqëri.

Sipas hipotezës investigative babai ish-kryeministrit italian së bashku me një sipërmarrës mik i familjes Renzi, për rolin e tyre, kompesoheshin çdo muaj me një shumë të konsiderueshme parash.

Nën hetim për këtë ngjarje është vënë dhe ish-sekretari i atëhershëm i qeverisë Renzi, Luca Lotti, sot ministër i Sportit si dhe 3 krerë të lartë policie me akuzën e favorizmit të korrupsionit e zbulmit të sekretit të detyrës.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar sot për mediat, Tiziano Renzi, babai i ish kryeministrit italain duke u shprehur se “nuk kam kërkuar kurrë para e nuk kam marrë kurrë. Shpresoj që e vërteta të zbardhet e nuk kam asgjë çfarë të fshehë.”
Sigal