Sigal

Një i ri shqiptar është qëlluar me armë në një qytezë pranë Napolit në Itali. Sipas medieve italiane ngjarja ka ndodhur në Castel Volturno.

I plagosuri është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, por për shkak të plagëve të rënda është transferuar në një spital më të specializuar.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të plagosur, por mediat e vendit fqinj sqarojnë se gjendja e tij është e rëndë. Nuk dihen as rrethanat e krimit që kanë çuar në plagosjen e të riut shqiptar.

Karabinierët janë treguar mjaft të rezervuar për të dhënë detaje të mëtejshme.