Sigal

Një sherr verbal mes dy shqiptarësh ka degjeneruar në plagosjen e njërit prej tyre orët e vona të së mërkurës, në Falerone të Italisë. Identitet e personazheve të konfliktit nuk bëhen me dije nga mediat italiane.

Sipas të njëjtave burime, dy shqiptarët janë konfliktuar verbalisht para një bari në komunë rreth orës 23.00. Në një kohë të shkurtër, nga fjalët kanë kaluar veprat: Një prej tyre goditi me shkop tjetrin. Ndërsa ky i fundit iu kthye duke nxjerrë një pistoletë duke qëlluar mbi të parin.

I plagosuri u transportua në spitalin “Murri” të Fermos, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Një hetim ka nisur nga ana e autoritete për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e shqiptarit që shkrepi këmbëzën e armës.