Itali/ Arsenal armësh dhe drogë, arrestohen dy shqiptarë

419
Sigal

Dy të rinj shqiptarë, 25 dhe 27, janë arrestuar nga karabinierët në Pontassieve të Italisë, ku edhe jetonin.

Njëri nga shqiptarët kishte një urdhër ndalimi të lëshuar nga prokurori i Firences, ku duhet të kryer dy vite e 9 muaj burg për vjedhje.

Gjatë kontrollit të fundit, në banesën e tij, u gjetën më pak se 1 kg kokainë, ende e paprerë, disa gramë marijuanë dhe 5 pistoleta, 3 armë gjysmë-automatike dhe 2 revolver.

Të gjitha armët, përveç njërës, ishin të mbushura me plumba dhe të gatshme për t’u përdorur.

Gjithashtu, policia gjeti telefona dhe tableta të shumta, ndoshta të vjedhura, si dhe materiale për paketimin e dozave të narkotikëve.

Kontrollet mbi armët kanë zbuluar se 3 prej tyre ishin të vjedhura mes dhjetorit 2015 dhe nëntorit 2017 në zonat e Firenzes dhe Pizza-s.